Prani e madhe e punonjësve të policisë bashkiake, të rendit, dhe ushtrisë janë evidentuar sot në tregun e Kombinatit në Tiranë, ndërsa qytetarët janë të detyruar që të mbajnë radhën.
Askush nuk lejohet që të hyjë brenda në treg në rast se nuk ka mjet identifikimi, si dhe lejen e marrë në e-albania apo numrin e telefonit të vënë në dispozicion nga ana e qeverisë.
Gazetarja e Fax News Jonalda Zelka shprehet se të gjithë qytetarët që hyjnë në treg, duhet të jenë të pajisur me maska dhe dorashka, ndërsa në hyrje të tij do të dizinfektohen.
Numri i qytetarëve të pranishëm në treg është i konsiderueshëm, edhe pse duhet thënë se është një fluks më i ulët se ditën e shtunë.
Gazetarja u shpreh se policia ka shoqëruar derimë tani një person, i cili nuk ishte i pajisur as me leje dhe as me mjet identifikimi.
Ndërkohë që nuk mund të themi se situata është e mirë në banka, apo në sportele të tjera ku radhët e qytetarëve vijojnë, dhe situata bëhet dhe më e rëndë në rrethe.
(E.K/Faxweb.al)