Kryeministri britanik, Boris Johnson, prej mbrëmjes së djeshme është shtruar në një spital të Londrës pasi simptomat e koronavirusit nuk u zhdukën as pas dhjetë ditësh.
Daily Mail shkruan se kryeministri po merr trajtim me oksigjen, ndërsa shton se shëndeti i tij është përkeqësuar për shkak se ai ka vazhduar të punojë me ritme të larta edhe kur ishte sëmurë.
Një deputet tha se ai nuk duhej të kishte punuar kaq shumë në përpjekje për të ngjarë me heroin e tij, Ëinston Churchill.
The Sun shkruan se ai nuk u dërgua me ambulancë.
Ndërkohë, ende nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë në spital. Një ndihmës i tij tha se do të qëndrojë aq gjatë sa të jetë e nevojshme.
Shumica e njerëzve e kalojnë brenda një jave sëmundjen. Por nëse temperatura vazhdon më gjatë, ekziston mundësia që të kalohet në pneumoni. Shqetësimi për shëndetin e Johnson është shumë i madh jo vetëm në Britaninë e Madhe.
Burimet zyrtare thonë se Johnson mbetet sërish në detyrë, kurse mbledhjen e qeverisë sot do e drejtojë ministri i Jashtëm, Dominic Raab.