Në fjalimin e tij në një video live në Facebook Rama pasi ka paralajmëruar disa masa të reja lehtësuese për qytetarët dhe bizneset u ka kthyer përgjigje dhe akuzave të opozitës për moseficencë në përballimin e pandemisë COVID 19.
“Nuk është koha për të bërë një opozitë, skarco. Kush është PD që mendon se si duhet të bëhen testet, ca është PD institut i certifikuar nga OBSH? Si mundet të sulmohen ata që janë në Komitetin e ekseptëve? Jo mor Lulzim unë them atë që më thonë ata, e përsëris përmendësh, dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë e bëjnë ata, do ti apo s’do ti, do PD apo nuk do PD.
Lulzim ta kam në thënë sy të Presidentit ne mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Nëse keni diçka që ju shqetëson; ju shqetëson strategjia? Çdo gjë tjetër pyesni verifikoni dhe pastaj na ndihmoni ne të korrigjohemi. Nëse konstatoni më pas se diçka nuk shkon, dilni dhe flisni”, u shpreh Rama.
Partia Demokratike prej disa javësh po denoncon masat e marra nga qeveria në mbrojtje të mjekëve që janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, mbështetjen e ekonomisë dhe mbi të gjitha strategjinë që po ndiqet në testimin dhe gjurmimin e të prekurve nga COVID 19.