Të gjitha shpenzimet funerale të familjeve që kanë humbur të afërmit prej COVID-19, do të mbulohen nga Bashkia e Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga vendimet e sotme të Këshillit Bashkiak do të jetë pikërisht lehtësimi i familjeve që në këtë periudhë të vështirë humbasin të afërmit e tyre.
“Kam bërë një propozim për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak: Të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë Bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.