Mjekja e familjes Jonida Diko në një intervistë për gazetaren e Fax news Ema Shazivari, ka treguar punën e saj përmes konsultave online me pacientët e poliklinikës ku ajo është pjesë. Diko u shpreh se mesatarisht në një ditë në poliklinikën 11 ka 500 telefonata, ku orientohen qytetarët rreth shqetësimeve dhe simtomave që mund të kenë.
“Mjeku i familjes i jep konsultat live përmes telefonit dhe trajton të sëmurët kronikë, ata nuk kanë nervojë që të vijnë në qendrën shëndetësore. Për pacientët që kanë shenja të Covid 19, kryhet një pyetësor sipas rekomandimeve të OBSH. Ka mesatarisht 500 telefonata në ditë”, u shpreh Diko, e cila ka zhvilluar live dhe një telefonatë me një prej pacientëve.
Siç kuptohet nga telefonata, zonja ka pasur një historik udhëtimi në Gjermani, dhe për këtë ka qenë e detyruar që të qendrojë për 20 ditë në karantinë. Mirëpo ajo ka pasur një gërvishtje të futit ditët e fundit, që sipas mjekes lidhet shumë me alergjitë e stinës, ose me ndonjë problem asmatik.
Mjekja e pyet atë nëse ka pasur temperaturë, dhe telefonuesja shprehet se nuk ka pasur, pasi e ka matur rregullisht.
“Ka shumë simptoma që mund të ngjasojnë me alergjitë e stinës, por formularët që ne plotësojnë na japin të dhëna më të plota. Temperatura e lartë është një nga simptomat bazë që kanë pacientët, si dhe simptoma të tjera shoqëruese, përfshirë ethet dhe vështirësitë në frymëmarrje. Por konstatimi i këtyre raste bëhet gjithnjë me ndihmën e epidemiologëve”, tha mjekja.
Diko theksoi se në poliklinika që prej nisjes së situatës së pandemisë kanë mbërritur vetëm raste urgjence, si dhe personat që kanë pasur për të bërë vaksinën.
“Lajmërojmë nënat , dhe iu caktojmë orare, të paktën nga një diferencë njëorëshe mes tyre. Ju kërkoj të gjithë qytetarëve që të qendrojnë në shtëpitë e tyre, dhe të na kontaktojnë për çdo shqetësim që kanë, pasi duhet të shmangim grumbullimet e panevojshme”, tha më tej Diko
(E.K/Faxweb.al)