10:12 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masat kundër COVID-19 në shtetet më të fuqishme të botës

16:53 | 07/04/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masat kundër COVID-19 në shtetet më të fuqishme të botës

Japonia shpalli të martën një emergjencë për koronavirusin në disa pjesë të vendit, ndërsa Kryeministri britanik Boris Johnson mbetet i shtruar në spital me COVID-19. Zyrtarët amerikanë analizuan disa shenja se shpërthimi mund të ketë filluar të ngadalësohet në disa prej rajoneve më të goditura të vendit.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se vendimi i tij për të miratuar një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe gjashtë prefektura të tjera bazohej në nevojën për të mbrojtur njerëzit në mes të një situate që është që prek”rëndë” jetën dhe ekonominë.

Masa një mujore lejon që zyrtarët të kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dhe shoqërohet me një paketë stimuluese qeveritare me vlerë rreth 1 trilion dollarë.

Kryeministri britanik Johnson u shtrua në spital të dielën pasi simptomat e tij vazhduan ndërsa ishte në izolim. Zyra e tij tha të hënën gjendja e tij u përkeqësua dhe se ai u transferua në repartin e kujdesit intensiv, por nuk i është vendosur një respirator.

Britania ka parë një rritje në numrin e rasteve të saj të koronavirusit, duke raportuar 600 vdekje të dielën dhe 400 të tjerë të hënën.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur rreth 11,000 vdekje, duke e bërë atë vendin e tretë për nga numri zyrtar i vdekjeve, pas vetëm Italisë dhe Spanjës.

Më shumë se 40 përqind e vdekjeve në Sh.B.A-së kanë qenë në shtetin e Nju Jorkut, dhe shumica në qytetin e Nju Jorkut. Guvernatori i këtij shteti Andrew Cuomo njoftoi për një shenjë të mundshme progresi në kontrollin e përhapjes së koronavirusit me një rënie të shtrimeve në spitalet dhe pacientëve në gjendje kritike.

Por ai theksoi nevojën për të mos hequr dorë nga përpjekjet distancuese të publikut, duke njoftuar një zgjatje të mbylljeve për shkollat dhe bizneset jo thelbësore deri në fund të muajit.

“Nënvlerësimi i këtij virusi është në rrezikun tonë,” tha Cuomo. “Tani nuk është koha për të pushuar përpjekjet.”

Në Korenë e Jugut, vazhdon përparimi i qëndrueshëm me 47 infeksione të reja të raportuara të martën, por zyrtarët atje gjithashtu mbeten të shqetësuar për një kthim të rasteve dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Ata po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të byzylykëve elektronikë për të gjurmuar ata që janë në karantinë për shkak të virusit.

Një ide e ngjashme u autorizua të hënën në shtetin amerikan të Virxhinisë Perëndimore, ku një gjykatës aprovoi autoritetet lokale për të vendosur monitorë në këmbët e njerëzve që testojnë pozitivë, por refuzojnë të hyjnë në karantinë për të mbrojtur të tjerët.

Përparimi në disa vende evropiane ka çuar në disa nga hapat e parë për të anuluar masat e bllokimit dhe kthimin e pjesshëm të jetës normale.

Danimarka, pas një njoftimi të ngjashëm këtë javë nga Austria, thotë se do të rihapë kopshtet e fëmijëve, dhe shkollat fillore duke filluar nga 15 Prilli. Shkolla tetëvjeçare dhe të mesme do të pasojnë më 10 maj.

Virusi ka shtyrë zgjedhjet paraprake presidenciale në Shtetet e Bashkuara, por shteti i Uiskonsënit po vazhdon me zgjedhjet e tij të martën pasi një urdhër gjykate rrëzoi një vendim të guvernatorit të shtetit për të shtyrë votimin deri në qershor.

Në Poloni, ligjvënësit miratuan një plan për të mbajtur zgjedhjet e tyre presidenciale të 10 majit plotësisht me votimin me postë. Masa gjithashtu lejon mundësinë e shtyrjes së ditës së zgjedhjeve nëse vlerësohet e nevojshme. Projekt-ligji duhet të miratohet nga senati i vendit dhe të nënshkruhet nga presidenti./VOA

Etiketa: covid 19koronavirusmasat ne bote
Pas

Ademi “shkund” ministren e Shëndetësisë, zbulohet telefonata mes tyre, ja çfarë i ka kërkuar kryebashkiakja

Para

Ndodh në Pogradec/ Njerëzit të mbyllur në banesa, arinjtë ‘gjigantë’ dalin shëtitje (FOTO)

Para
Ndodh në Pogradec/ Njerëzit të mbyllur në banesa, arinjtë ‘gjigantë’ dalin shëtitje (FOTO)

Ndodh në Pogradec/ Njerëzit të mbyllur në banesa, arinjtë ‘gjigantë’ dalin shëtitje (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tirana mikpret “Giro d’Italia”/ Punonjësit e Policisë, instruktazh të veçantë për përmbushjen e detyrave

Dita e Europës/ Mesazhi i presidentit, Bajram Begaj: I përkasim gjeografikisht dhe shpirtërisht, integrimi ynë në familjen evropiane është i sigurt dhe i pakthyeshëm!

Dita e Europës/ Rama: BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë. Konferenca e 5-të Ndërqeveritare më 22 Maj në Bruksel

Dita e Evropës/ Presidenti Begaj: Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar, i sigurt dhe i pakthyeshëm

Grabitje në një restorant në Egaleo, plagoset pronari

Policia e Shtetit gati për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor

Cila është marrëdhënia e Leo XIV me Trumpin? Kritikat ndaj Vance dhe ripostimet në rrjetet sociale për emigrantët

Putin: Detyra jonë është të mbrojmë dinjitetin e ushtrisë ruse

Sot, 10 vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri që modifikoheshin me silenciatorë, arrestohen 2 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.