Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër kanë vijuar gjurmimin dhe kryerjen e testeve për persona të cilët dyshohen se mund të jenë prekur nga Covid-19.
Një ditë më parë, u bë publik fakti që një infermier i bluzave të bardha në Shkodër është prekur nga Covid-19 i cili i ka shërbyer të ndjerës 80-vjecare e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së Shtunës.
Specialistet e DSHP kanë testuar 14 persona nga bluzat e bardha ndërkohë që janë kryer teste edhe tek familjarët e infermierit.
Ndërkohë që është bërë publike se janë marrë mostrat edhe të dy personave nga Malësia e Madhe ndërsa të dhënat përkatëse pritet të publikohen në vijim.