17:16 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pëllumb Pipero siç nuk e njihnim, rrëfehet i vëllai: E kemi nënë, baba e gjithçka. Kam frikë për të!

19:23 | 07/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jozyrtarisht në sezon gripi, 280 raste të reja paraqiten çdo ditë në shërbimin infektiv

Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në një lidhje me Skype në emisionin Shqipëria Live”, Pipero u shpreh se ka frikë për të vëllanë që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Ndër të tjera, Eduard Pipero, që prej vitesh jeton në Gjermani, rrëfeu se Pëllumbi për ta (vëllezërit dhe motrat e tjerë) është gjithçka që kanë, pasi e ëma i ka lënë në moshë të re. Ndërsa babai u ka vdekur para disa kohësh.

“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor. Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë. Një ditë kur fola kishte pothuajse tre ditë pa fjetur. Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam munduar t’i lidh me doktorin.

Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin. Doktori është njeri shumë i dashur, zemërmirë, i durueshëm. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur dashuria për njëri-tjetrin. Doktori është më i madhi nga vëllezërit e motrat. Babai na vdiq para disa kohësh, ndërsa nëna kur kam qenë i vogël dhe ai për ne është baba, nënë gjithçka. Së pari unë ju përshëndes ju, faleminderit për intervistën. Përshëndes vëllanë, Pëllumbin. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dëgjojnë mjekët dhe të ndjekin këshillat e tyre sepse është shumë e rëndësishme. Ju lutem respektoni atë që ju thotë doktor Pipero,”– përfundoi fjalën e tij Eduardi

Etiketa: eduard piperoPELLUMB PIPERO
Pas

“Do jemi më egoistë pas karantinës”, psikologu i njohur tregon ndikimet që do ketë tek ne kjo situatë

Para

“Mbi 15 miliardë euro për partnerët”, BE dhuron ndihmat e para për vendet të cilat koronavirusi preku më shumë

Para
Masat kundër përhapjes së koronavirusit, kufizim 30 ditor udhëtimesh për në BE

"Mbi 15 miliardë euro për partnerët", BE dhuron ndihmat e para për vendet të cilat koronavirusi preku më shumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Zbulohen dëme në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz në Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.