16:40 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po themeloj grupin negociator, unë kryetar Thaçi anëtar”, zyrtari i BE-së i përgjigjet letrës së Albin Kurtit

15:23 | 08/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po themeloj grupin negociator, unë kryetar Thaçi anëtar”, zyrtari i BE-së i përgjigjet letrës së Albin Kurtit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në këtë letër, Kurti e ka informuar Lajcakun për situatën lidhur me koronavirusin në vend.

Kryeministri në detyrë ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se aty nuk duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore. Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes”, ka shkruar Kurti, raporton Express.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të themeloj ekipin negociator që do ta udhëheq ai, e se në të do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kësaj letre të Kurtit iu është përgigjur përfaqësuesi special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Në letrën e tij, Lajcak shkruan se emërimi i tij jep sinjale për angazhimin e BE-së në dialog.

Ai thotë se veprimi i qeverisë për heqjen e taksës është shenjë e parë e vullnetit për t’u rikthyer në dialog.

“Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem.

Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, ka deklaruar ai.

Etiketa: albin kurtiletraMiroslav Lajçak
Pas

I vendos mbiemrin e saj, Anila Basha reagon për herë të parë pasi u bë nënë

Para

Dhoma Amerikane e Tregtisë leksione qeverisë: Konsultohuni përpara se të merrni vendime me pasoja

Para
Dhoma Amerikane e Tregtisë leksione qeverisë: Konsultohuni përpara se të merrni vendime me pasoja

Dhoma Amerikane e Tregtisë leksione qeverisë: Konsultohuni përpara se të merrni vendime me pasoja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.