Shefja e Shërbimit Pneumologjik në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala ka folur me skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News.
Bala i tha moderatorit Rezear Xhaxhiu se situata në Sanatorium është e qetë teksa sqaroi me detaje edhe gjendjen e pacientëve, numrin e tyre dhe trajtimin përkatës mjekësor.
“Mund të flas për një situatë të qetë, ka 5 të sëmurë në reaminacion dhe 13 në pavion në total. Këta nga të dhënat laboratorike flasin për infeksione nga virusi pavarësisht se kanë dalë negativ. Këtu ndodhet edhe një vajzë 18 vjeçare e cila gjendet në gjendje të mirë pas një operacioni që ka bërë, por vijon të marrë ndihmë mjekësore ndodhet në një ambjent tjetër por vazhdon të jetë pozitive nga testimi i dytë më tampon. 3 nga të sëmurët janë të intubuar të tjerët janë të stabilizuar. Nuk mund të flasim në mënyrë të parashikuar por për gjendje të rëndë. Ne luftojmë deri në fund që këtë lloj mjekimi dhe terapie që janë duke marrë të jetë e suksesshme. Situata klinike e një pacienti përkeqësohet sa më shumë sëmundje shoqëruese të ketë”.
Bala bëri dallimin mes një pneunomie të zakonshme dhe asaj që vjen si pasojë e koronavirusit, kush janë më të predispiozuarit që të prekken por edhe më vështirë që të trajtohen.
“Është e rrallë që dikë që është në moshë të madhe të shikojmë pa një sëmundje shoqëruese. Duhet të dinë të gjithë se edhe një pneunomi jo nga koronavirusi, por çdo simptomë tjetër, është në gjendje vdekjeprurëse konkretisht flas kur bëhet fjalë për pneunomi. Ka plot fëmijë që lindin dhe e marrin vonë vesh se diçka në sistemin e tyre imunitar ka një problem. Pneumonia virale vështirëson rrugët e frymëmarrjen dhe rrezikon jetën, dhe vajtja tek mjeku specialist është një mënyrë që jo vetëm për Covid-19 është e domosdoshme. Është i njëjtë si për virusin pandemik si për virozat stinore”, tha mjekja e njohur.
Por çfarë do të thotë frymëmarrje e drejtuar, në çfarë gjendjeje paraqiten pacientët dhe si veeprohet?
“Grafia e një pacienti me pneumoni është si flok bore që ka prishur komplet transparencën e imazhit të mushkërive, është një pamje e turbullt që krahasohet nga mjekët me xhamin me avull ose flokun e dëborës. Jo çdo person që ndodhet në frymëmarrje të drejtuar është i prirur për ta humbur jetën. Duke qenë se në një ventilim të tillë futen ata që pamjaftueshmëria në frymëmarrje është e theksuar, apo rëndimi i një situate edhe të organeve të tjera, janë shkaqet që pacienti futet në frymëmarrje të drejtuar. Është terapia e fundit që ne jemi të suksesshëm, por që rriskun e kanë shumë të madh për të humbur jetën.
Ne nuk flasim me përqindje por me parametra të oksigjenit apo dioksidit të karbonit. Kur shifra e oksigjenit zbret me 45 mm, ndërsa hemoglobina është me 17% atëherë ne duke parashikuar të dhënat laboratorike, atëherë pacienti duhet ti drejtohet frymëmarrjes së drejtuar.
Një mushkëri e shëndetshme ka një rezervë, një mundësi që të përballojë një sobjekt i ri, pa sëmundje shoqëruese dhe respiratore, e suporton këtë lloj infeksioni, por gjithmonë për të shkuar sa më parë që të jetë e mundur dhe filluar sa më parë trejtimin e mundshëm. Sidomos një duhanpirës, apo një moshë e madhe, kjo gjë është shumë herë më e vështirë për ta suportuar, sepse kapacitetet dhe volumet janë të ulura”, tha Bala.
Ajo pohoi se ndodh që edhe mjekët nuk e kuptojnë dot nëse një pacient ka koronavirus apo jo, ndërsa shtoi se e kanë mësuar në disa raste vetëm pas bërjes së tamponit.
“Flasim për disa forma të Covid-19, ka raste që e kalojnë si një grip të lehtë, por nuk mundet kurrësesi që edhe ai vetë të konstatojë nëse është apo jo. Vetëm pas marrjes së tamponit shpesh edhe ne kemi kuptuar se është pozitiv. Fillimi i trajtimit të një pneonomie ka shumë rëndësi kapja në kohë dhe trajtimi i duhur pasi shpëtojnë jetë të pacientëve”.
Bala komentoi edhe lajmet që vijnë nga studimet e specialistëve jashtë vendit për atë që vaksina e tuberkulozit mund të shërojë apo shërbejë për shërmin e koronavirusit.
“Vaksina e tuberkulozit për mjekimin e Covid-19 kam lexuar diçka të tillë, por edhe vetë mikrobi i tuberkulozit e ka shfaqjen të ngjashme siç e jep koronavirusi por nuk mund të them se mund të japë një efekt. Normalisht nxisin sitemin imunitar, pasi simptomat janë prezente tek të dyja dhe të ngjashme. Këto kërkojnë saktësira dhe teste të provuara, nuk është e konfirmuar në mënyrë laboratike, mund të jenë shërime rastësore siç mund të jetë ky mendim rastësor”.
Ajo tregoi se shumë shpejt del rezultati i punës së ekspertëve për të bërë të mundur trajtimin e çdo pacienti me koronavirus në gjithë vendin, në mënyrë të njëjtë.
“Këto ditë del kontrolli i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga një grup i madh profesorësh nga të gjitha fushat e mjekësisë ku do vendosen pikat mbi “i” për të trajtuar në të njëjtën mënyrë mjekimin e Covidit në bazë të studimeve të bërë qoftë nga Kina epo Europa, për çdo pacient kudo që të jetë në mënyrë të njëjtë.
Nëse një paciant ka probleme që nuk rrezikon jetën, çdo qytet ka pneumologët e gatshëm dhe profesionistë për ofruar shërbimin, por nuk mund të vijë menjëherë në Tiranë në qendrat përkatëse, vetëm përjashtuar rasteve emergjente, në spitalet e rretheve ka staf të posaçëm e sidomos në Elbasan që bëjnë trajtim të veçantë”.
Ajo foli edhe për hyrjet e familjarëve nëpër pavinet ku qëndrojnë pacientët me koronavirus si dhe ajo çfarë ka ndikuar në mospërhapjen masive të virusit duke iu referuar edhe shembullit të Italisë.
“Pacientët na kanë vetëm ne asnjë lloj familjari nuk lejohet të hyjë brenda pavinit në asnjë rrethanë. Situatën nuk e shikoj alarmante shqetësuese po. Falë masave shtrënguese dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve them se jemi shumë mirë në krahasim me vendet e tjera. Ndërprerja e transportit publik ka ndikuar shumë dhe vetëm për këtë arsye e pësoi aq shumëq Italia”, përfundoi Bala.
(F.GJ/FAXWEB.AL)