Kryeministri Edi Rama në komunikimin e mbrëmjes së sotme në lidhje me masat që po merr ndaj koronavirusit ai tha se shumë shpejt qeveria do ketë një paketë të re ekonomike, ku do zgjerohen bizneset që përfitojnë..
Gjithashtu po diskutohet zgjatja e fashës orare për daljen e këmbësorëve dhe për makinat private por do ketë edhe masa më të rrepta për shkelësit.
I pyetur nga qytetarët për lehtësim në taksa dhe mospagim të dritave dhe ujit Rama dha të njëjtën përgjigje duke mos hequr dorë nga idea se nuk ka ku i merr paratë qeveria nëse nuk ka taksa.
‘Lehtësimi i masave do të bëhet gradualisht. Këtu nuk bëhet fjalë për mbarimin e një lufte që po presim gjermanin e fundit të largohet dhe do këndojmë himnin.
Do fillojë gradualisht hapja e makinave private. Por nëse ti e përdor makinën tënde që shkon në punë, për të bërë edhe gjëra të tjera, apo për të marrë edhe dikë tjetër me vete, atëherë ty të hiqet leja e drejtimit dhe të merret makina. Nuk bëhet fjalë për muaj por për vite.
Do të bëhemi gati edhe për hapjen e njësive tregtare. Por të gjithë ata që do hapin dyqanet duhet të përgatiten për masat mbrojtëse, që të jenë gati kur të nisim hapjen. Gjithsesi, siç e lajmërova kemi nisur përgatitjen për t’ju drejtuar Parlamentit për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Penal. Dhe shkelja e masave nuk është më shkelje administrative, por penale dhe çon në heqjen e lirisë tuaj. Ju nuk mund të dilni në lagje e të bëheni rrezik për të gjithë njerëzit”, tha Rama.