07:04 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pacienti me koronavirus vdiq në shtëpi, reagon ministria e Shëndetësisë: Nuk e humbi jetën nga COVID-19

15:23 | 10/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shënohet viktima e dytë në Shkodër, baba i pacientit zero me COVID 19. I moshuari prej 3 muajsh me  frakturë koksofemorale, u testua pozitiv

Ditën e sotme Faxweb.al raportoi nga informacionet e marra përmes byrimeve se kishte ndërruar jetë babai i pacientit zero në Dobraç të Shkodrës, i testuar pozitiv gjithashtu për COVID 19.

Sipas të dhënave që disponon Faxweb.al i moshuari prej 3 muajsh kishte frakturë koksofemorale pasi vuante nga një sëmundje tjetër dhe mbahej në banesë nën kujdesin e familjarëve, diçka e cila është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë pak minuta më parë.

Ministria shprehet zyrtarisht se  85-vjeçari, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19 por për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme.

“85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Gjithashtu mësohet se pacienti zero, 56 vjeç i cili kishte dhe një njësi tregtimi ka infektuar të 10 familjarët e vet, ndërsa burimet bëjnë me dije se ai mund të jetë një nga të shëruarit prej virusit COVID 19.

Gjithashtu janë gjurmuar dhe të gjithë kontaktet e 56-vjeçarit për të parë rrethin e të infektuarve prej tij.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19.

I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme.

85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID19 në Shqipëri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Nënshkruhet marrëveshja, Zvicra, Norvegjia dhe UNDP dhurojnë 700 mijë dollarë për blerje respiratorësh nga Shqipëria

Para

Dolën pozitiv me koronavirus, të infektuarit në Shkodër punonin në fasoneri dhe OSHEE

Para
Shtohen rastet/ Çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania, dalin pozitiv me koronavirus

Dolën pozitiv me koronavirus, të infektuarit në Shkodër punonin në fasoneri dhe OSHEE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.