Biznesi i vogël është drejt një rënie të theksuar ndërsa 70% e tij është mbyllur për shkak të masave që janë marrë për koronavirusin.
Edhe Kukësi po përballet me të njëjtën situatë, ndërsa kryebashkiaku Safet Gjici ka deklaruar se do ti kërkojë këshiillit bashkiak që taksa bashkiake të shtyhet deri në 20 Qershor ndërsa afati ka qenë deri më 20 Prill.
Gjithashtu ai ka kërkuar nga këshilli bashkiak që të gjitha bizneset që kanë në zotërim hapësira publike të mos paguajnë 12 muaj taksa por vetëm 7 muaj.
Deri sot qyteti verior fatmirësisht ende nuk është prekur nga koronavirusi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)