Ka shënuar një tendencë rënjeje numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë.
Mësohet se 517 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin total në 17,489. Përsa i përket numri të të prekurve, shifra totale ka shkuar në 169,496.
Të dhënat gjithashtu treguan se raste e konfirmuara u rritën me 3,477 – shifra më e ulët ditore që nga 20 marsi, e cila vjen në një kohë kur Spanja filloi rihapjen e pjesëve të ekonomisë së saj me punëtorët e ndërtimit dhe të prodhimit. Ndërkohë, mbi 64 mijë persona janë shëruar dhe kanë mundur të dalin nga spitali.
Shifrat që hapin vend për optimizëm, vijnë ndërkohë që vendi i dytë më i goditur në Europë ka nisur lehtësime të kufizimeve për të ndihmuar ekonominë e dërrmuar.
Vendimi për të hequr disa prej kufizimeve të bllokimit të Spanjës është kundërshtuar nga opozita, në një kohë kur kryeministri Pedro Sanchez dëshiron një “pakt të madh” për të rritur ekonominë.
Pretendimet e papunësisë u rritën me 302,265 aplikime muajin e kaluar, sipas ministrisë spanjolle të Punës. Kjo do të thotë një rritje prej 9.31% nga shkurti.
Punëtorët e ndërtimeve dhe fabrikave në Spanjë u kthyen në punë të hënën. Spanja ka lejuar që disa fabrika të rihapen, si dhe disa punë ndërtimore të rifillohen, pasi sektorët u urdhëruan të ndërpresin prodhimin dy javë më parë.
Sidoqoftë, mesazhi nga zyrtarët e qeverisë është se vendi mbetet në modalitetin e bllokimit. Shkollat, baret, restorantet dhe shërbimet e tjera vazhdojnë të jenë të mbyllura për publikun dhe spanjollët duhet të qëndrojnë në shtëpi.