Në qytetin e Përmetit fatmirësisht ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërkohë që masat parandaluese të përhapjes së tij raportohet se janë zbatuar nga ana e qytetarëve në mënyrë korrekte.
Qyteti në fjalë njeh si të vetmin 100 vjeçar Visho Habilin i cili ditën e sotme kishte ditëlindjen dhe i është rezervuar një surpizë e këndshme, pasi poshtë ballkonit të banesës së tij është shfaqur orkestra popullore duke i dhuruar disa momente të hareshme jo vetëm atij por edhe familjarëve e lagjes ku jeton.
Ndërkohë kryebashkiakja i ka trokitur në derë duke i dhuruar edhe lule.
Fotot janë shpërndarë nga Bledi Mane përkrah të cilave shkruan:
“Festa e rrallë në Përmet/ I FESTOJNË 100 VJETORIN ME ORKESTËR POSHTË BALLKONIT
??????????
Visho Habili është i vetmi përmetar 100 vjeçar. Pavarësisht situatës së vështirë të këtyre kohëve, bashkia e Përmetit i ka bërë një surprizë veteranit intelektual. Ndërkohë që kryebashkiakja Alma Hoxha i ka trokitur në derë duke i dhuruar lulet, poshtë shtëpisë së tij orketstra popullore i ka kënduar duke i uruar shëndet përmetarit më të vjetër.
Përmeti është një nga zonat e izoluara ku deri tani nuk ka asnjë rast virusi por gjithësesi qytetarët janë të përgjegjshëm e të kujdesshëm dhe nuk ngurojnë të surprizojnë brezin e tretë”
(F.GJ/FAXWEB.AL)