04:58 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbarojnë lëvdatat, Rama përballet me kritikën e mediave Italiane për masat ndaj pandemisë, theksi tek…

21:20 | 14/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lulëzim ta kam thënë në sy të Metës…”, Kryeministri Rama u përgjigjet akuzave të opozitës

Shqipëria pritet të bëjë ndryshime në Kodin Penal të Shqipërisë për sa i përket masave të marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Media italiane “Euronews Italia” i ka dedikuar një artikull këtyre ndryshimeve që ku parashikohet dënimi deri në 15 vite burg për të gjithë ata që nuk i binden rregullave të karantinës.

Në artikull përmenden edhe debatet lidhur me operacionin anti-KÇK dhe paketa ‘Anit-shpifje’, ët dyja gjithashtu shumë të kritikuara  si dhe disa oponenca nga shoqatq të ndryshme që reaguan direkt pas lajmit të qeverisë për këto ndryshime.

PJESË NGA ARTIKULLI:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron të fusë 15 vjet në burg qytetarë që nuk i binden karantinës. Një projektligj i kritikuar nga organizatat që luftojnë për respektimin e të drejtave të njeriut në vend.

“Ne do të miratojmë masat e kodit penal për periudhën e emergjencës së pandemisë së koronavirusit javën e ardhshme në parlament”, ka shkruar Kryeministri shqiptar Edi Rama në Facebook.

Pas një muaji pushim deputetët do të kthehen në Kuvend më 16 prill për të kaluar aktet e qeverisë, përfshirë ndryshimet e shumëdiskutuara në Kodin Penal. Propozimi i Partisë Socialiste, drejtuesi i të cilës është Rama, është që të dënohen deri në 15 vitë burg të gjithë ata që nuk respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Masat që pritet të merren janë të ekzagjeruara dhe jorealiste, sipas shoqërisë civile dhe shoqatave shqiptare për mbrojtjen e të drejtave themelore përfshirë Komitetin e Helsinkit. Në një letër të shkruar nga 31 organizata lokale, thuhet se “dënimet e propozuara janë joproporcionale dhe shkelin parimet e të drejtave të njeriut, në bazë të kodit penal që është në fuqi”. Ndërsa Rama u përgjigj në Tëitter se është i hapur për ndryshime por jo për tërheqjen e nismës së ndryshimeve. Ai favorizohet pasi ka partia e tij ka shumicën në Kuvend.

Shqipëria ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, kur qeveria prezantoi masa të jashtëzakonshme. Ndër propozimet më të kritikuara ishte edhe operacioni i OFL-së, që i jepte mundësinë policisë që të kryente operacione pa një udhër nga Gjykata por nuk mbetet pas edhe paketa për Mediat, e cila po studiohet nga Këshilli i Europës.

“E ashtuquajtura ‘paketë anti-shpifje’ prezanton masa kufizuese të lirisë së informacionit në Shqipëri, përmes miratimit të një regjistrimi të detyrueshëm të mediave online dhe kalimit të kompetencave tek organeve administrative, duke iu dhënë më shumë fuqi,”-shprehet studiuesja Gentiola Madhi.

Masa, e prezantuar për të luftuar dezinformimin, krijon një “Komision Ankesash”, brenda Autoritetit të Mediave, duke i dhënë fuqi kësaj të fundit që të analizojë përmbajtjen e mediave në internet dhe për t’i gjobitur në rast se refuzohet heqja e përmbajtjes.

Edhe fqinjët e Malit të Zi ndëshkojnë shtetasit e tyre që shkelin karantinë deri në 12 vite burh. Vetë qeveria malazeze ka publikuar një listë të njerëzve që nuk kanë respektuar urdhrat e autoriteteve, pavarësisht kritikave nga opozita dhe shoqëria civile për shkeljen e anonimatit”.

Etiketa: edi ramamasat ndaj pandemisemediat italiane
Pas

COVID-19/ “Turizmi është shumë i goditur”, Klosi: Të punojmë tek turizmi i brendshëm, kemi çmime konkuruese

Para

VIDEO/ “Mbetën djemtë pa martuar”, Ylli Baka bën këngë për karantinën: Mbyllur brenda nuk duroj, më lini të fluturoj

Para
VIDEO/ “Mbetën djemtë pa martuar”, Ylli Baka bën këngë për karantinën: Mbyllur brenda nuk duroj, më lini të fluturoj

VIDEO/ “Mbetën djemtë pa martuar”, Ylli Baka bën këngë për karantinën: Mbyllur brenda nuk duroj, më lini të fluturoj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.