Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në një lidhje me skype me Fax neës, ka shpjeguar arsyet se pse institucioni që ajo drejton është kundër ndryshimeve në Kodin Penal, që sanksionojnë burg për të gjithë personat që thyejnë me dashje karantinën.
Ballanca tha se shumë prej qytetarëve janë të painformuar për ndryshimet shumë të shpeshta të urdhërave nga ana e qeverisë, dhe nuk mund të ndëshkohen për një normë ligjore që nuk e njohin.
“Masat janë shumë të rënda, dhe kufizojnë shumë qytetarët. Shumë prej qytetarëve janë të painformuar nëse e kanë shkelur apo jo një urdhër të Minsitrisë së Shëndetësisë, dhe nuk e dinë se çfarë do të pësojnë në rast se e shkelin normën. Në gjykimin tonë është problematike, gjykimi nëse është apo jo e nevojshme një gjobë.
Normat mund të ndryshojnë edhe për menaxhimin e situatës, do të ishte e mjaftueshme gjoba administrative, nëse ne e kthejmë në normë penale, duhet që të kemi të tjera prezantime të saj, qytetari duhet ta dijë që e ka shkelur apo jo normën. Të jemi të sigurt që të gjithë ne mund ta shkelim normën, pasi nuk mund të kemi informacion”, tha Ballanca.
Duke u ndalur në një pikë të ndryshimeve, që sanskionojnë burg për shkeljen për herë të dytë të rregullave, Ballanca tha se janë të paqarta dhe cilat janë organet që duhet të lëshojnë masa. Sipas saj, përhapja e virusit, që mund të sjellë edhe vdekjen, mund të përfshihej te vepra penale e vrasjes nga pakujdesia, pa qenë e nevojshme për ndryshime në Kodin Penal.
“Sot që ne flasim unë mund të kem shkelur një rregull të qarkullimit, nëse e shkel sërish unë shkoj në burg, në një kohë që hnuk e di. Nuk thuhet se kush janë institucionet që i japin masat, dhe është një fazë përmbledhëse si ajo e organeve kompetente.
Ne vetë si institucion kemi kërkuar vendimin e minsitres që u ka ndaluar hyrjen qytetarëve shqiptarë në kufi, dhe nuk e kemi gjetur. Vetëm pasi qytetari të ketë dijeni për normën, ai mund të dënohet.
Nëse një pensionist ka dalë jashtë orarit, dhe më pas erdhri urdhëri që ata nuk duhet të dalin fare nga banesa, i bie që ata të shkojnë në burg.
Janë krime që mund të futen në vepra penale që janë ekzistuese, siç është psh, vrasja nga pakujdesia, në rastet kur provohet se përhapja e sëmundjes është e qëllimshme”, tha Ballanca.
Lidhur me gjobat administrative që u janë vendosur mijëra qytetarëve, avokatja e popullit tha se ato janë të detyrueshme për tu paguar, edhe në rastet kur akti normativ nuk ka kaluar në Kuvend.
“Nëse do të ishim në një situatë normale, nuk do të ishte e nevojshme të merrnim akte të jashtëzakonshme. Unë mendoj se masat e marra nga qeveria, pavarësisht se janë në kufijtë e të ligjshmes, këto gjoba do të paguhen nga qytetarët, edhe në rast se nuk kalohen në Kuvend. Ne tani do të duhet që të verifikojmë dhe gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi nëse kalon 30 ditë, duhet që të marrë medoemos miratimin e Kuvendit”, përfundoi Ballanca.
(E.K/Faxweb.al)