22:00 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Me Covid-19 duan të reduktojne popullsinë”, habit avokati: Mosonia dhe iluminati duan të marrin globin në dorë, boll se i masakruat njerëzit

22:36 | 15/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Me Covid-19 duan të reduktojne popullsinë”, habit avokati: Mosonia dhe iluminati duan të marrin globin në dorë, boll se i masakruat njerëzit

Avokati dhe aktivisti i njohur Zaçe Islami ka reaguar në lidhje me pandeminë që po kalon vendi nga koronavirusi.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Koronavirusi nuk është diçka reale por në fakt është një propagandë e iluminatit dhe e masonëve.

Avokati ka edhe një kritikë për Ramën të cilin e quan  një “Don Kishot, kriminel që kërkon të zbatojë strategjinë e shfarosjes së njerëzimit”.

Ai u bën thirrje njerëzve të mos bien pre e kësaj propagande, siç i cilëson ai masat ndaj Covid.

Në fjalën e tij ai shprehet i gatshëm për tu infektuar nga ky virus që sipas tij është si cdo grip tjetër.

“Para 10 ditësh bëra një deklaratë në televizionin Fax News dhe thashë: Jam gati të infektohem unë i pari nesër dhe e marr unë rrezikun përsipër edhe sikur të vdes por e thashë këtë duke qenë i bindur se është jo siç thonë ata por ashtu siç them unë dhe ky grip është si gjithë gripërat e tjerë”, thotë avokati ndër të tjera.

“Ky nuk është një grip i jashtëzakonshëm që kërkon të zhdukë njerëzimin sikurse po e propagandojnë dhe po e fryjnë në mënyrën më të pafytyrë mediat shqiptare të nxitura dhe të urdhëruara nga padronët e tyre të iluminatit dhe të masonëve. Nuk e thashë kot.

Thashë që jam gati të infektohem unë i pari nesër dhe e marr unë rrezikun përsipër, e marr unë përgjegjësinë përsipër edhe sikur të vdes po e thashë këtë duke qenë i bindur se është jo siç thonë ata por është siç them unë  dhe ky grip është njësoj si gjithë gripërat e tjerë që kanë kaluar gjatë gjithë historisë njerëzore.

Gjithë kjo rrëmujë, gjithë kjo zhurmë, tanket, makinat ushtarake, policia, ushtria në rrugë nuk kanë dalë se u trembën nga kjo luftë luftë luftë që i mbeti goja kryeministrit shqiptar, nuk di fjalë tjetër, nuk e njeh as fjalën pandemi, as fjalën sëmundje, njef vetëm fjalën luftë me armiq imagjinarë si Don Kishoti me mullinjtë e erës.

Ky është Don Kishoti por nuk si Don kishoti i Servantes por kriminel, shërbëtor i kriminelëve të iluminatit që kërkon me çdo kusht të zbatojë strategjinë e tyre të shfarosjes së njerëzimit. Thashë që e pranoj unë të infektohem me coronavirus sepse unë e di shumë mirë që e gjitha është një propagandë, një frikë dhe terror i jashtëzakonshëm i përmasave kolosale që të gjitha mediat në të gjithë botën, me një klik në kompjuter dhanë alarmin që ka shpërthyer pandemia. Cila pandemi? Kjo nuk është pandemi, kjo është një luftë e ashpër midis SHBA dhe Kinës. Kjo është një luftë e ashpër që bën masonia dhe iluminati për të marrë globin në dorë. Nuk do t’i arrijë dhe këtë libër, këto plane që bëjnë ata për të marrë globin në dorë, nuk do bëhen.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve, mos u bëni pre e kësaj propagande të shfrenuar, mos u bëni pre e këtij krimi makabër ndërkombëtar në kurriz të popullsisë. Duan me çdo kusht të reduktojnë popullsinë. Duan me çdo kusht që në botë të qeverisë Izraeli dhe në krye të vijë një mbret i quajtur David. Këtë duan, këtë po bëjnë”, tha avokati.

Etiketa: Zaçe Islami
Pas

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Basha zbulon çfarë i kërkoi qeverisë

Para

Aksident me vdekje/ Motorri humb kontrollin, ndërron jetë 43-vjeçari në Shijak

Para
Vlorë/ Përplasen dy mjete në kryqëzim, plagoset një person

Aksident me vdekje/ Motorri humb kontrollin, ndërron jetë 43-vjeçari në Shijak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.