Kryeministri Edi Rama ka debatuar në seancën plenare me deputetin e opozitës Myslim Murrizin në lidhje me ndihmat dhe mbëshetjen e familjeve në nevojë.
Rama tha se jemi më mirë se disa vende në Europë, ndërsa iu referuar shembullit të Francës kur tha se i ka mbështtur me vetëm 150 euro plus ata që marrin asistencë.
Kjo ka nxitur reagimin e Murrizit dhe në fjalën e kryeministrit ndërhyri edhe kryparlamentari Ruçi për të vënë rregull në sallë.
“Në kushtet e stresit, mungesës së durimit apo ët vullnetit për t’u informuar nga burime zyrtare, qofshin vendase, qofshin të huaja, ka hapësirë edhe për teori konspiracioni he fantazi mbi një komplot të madh botërorë për arsye nga më të ndryshme që fantazia e shfrenuar i gjen, por e vërteta është se ne jemi këtu së bashku me gjithë botën dhe e shohim çdo ditë se dhe vendet më të pasura më të ditura janë në konfuzion. Asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa kemi bërë ne. Jo rastësisht Shqipëria renditet me s vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera. fatmirësisht jemi gjendur në një situatë ku kemi pasur privilegjin t’i referohemi një ekspertize në nivelin më të lartë që janë në Shqipëri. Ata kanë provuar se për këtë fushë Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili”, tha Rama.
Pjesë nga debati:
Rama: E dini se sa ka deklaruar presidenti dje për qytetarët në nevojë në Francë? 150 euro plus (Murrizi flet nga vendi)
Ruçi: Tërhiqe atë që the se të nxjerr jashtë.
Rama: Për familjet me asistencë sociale në Francë është 150 euro plus, flas me fakte dhe me shifra
Ruçi: Zoti Gjoni dhe Zoti murrizi. Të dëgjuam çfaëthe 10 minuta dhe nuk ndërhyri asnjë
Rama: Qetësohu, qetësohu, dengla dengla dengla.
Ruçi: Zoti Murrizi, pot ë përalajmëroj edhe njëhere, çfarë nuk the 10 minuta nuk të ndërhyri njeri, pusho tani
Rama: Po ta them personalisht, dengla. Nuk po bëj krahasime me Francën, ato që shikoni në Tv dhe portale dhe që i shisni këtu nuk kanë lidhje me realitetin. Tha dikush këtu për qeset, qeveria italiane çon tallona ushqimi. Të mos harrojmë kush jemi çfarë mundësish kemi dhe çfarë kemi arritur të bëjmë deri tani.
(F.GJ/FAXWEB.AL)