Kuvendi i Shqipërisë ka votuar pothuajse në mënyrë unanime pro disa ndryshimevbe në Kodin Penal, ndërkohë ndërsa janë pranuar edhe propozimet e Presidentit Ilir Meta.
Ndërkhë që mazhoranca kishte propozuar deri në 15 vite burg pë rata që shkelin rregullat e situatës së emergjencës, Meta ka propuzuar zbutjen e kësaj masa, ndërsa sot u votua me vetëm një votë kundër nga deputetët që ndëshkimi maksaimal për këtë çështje të jetë 8 vite.
Ishte kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ai që u shpreh se ka pasur një bashkuëpunim shumë të mirë me institucionin e presidentit, dhe një zbutje të masave që ishin parashikuar më herët nga socialistë (lexo lajmin).
Por çfarë përmbajnë ndryshimet që u votuan sot në Kodin Penal?
Në nënin 242/1 vihen re masat që kanë të bëjnë ndaj personave që shkelin ligjin dhe përkrah tyre dënimi që jepet nga gjubë në vite burg e ku përfshihen vetë autoritetet shtetërore,m por edhe për qytetarët.
“Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.
Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.
Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet”, shkrueht në ligjin e ri të miratuar sot.
Ndërkohë Neni 89/b parashikon ndëshkimet për veprime, sjellje apo vendime që rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve infektive që janë ajo me dashjue, pakujdesia apo që vepra në fjalë shkakton pasoja të rënda për njerëzit dhe shoqërinë.
“Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet”, parashikon ligji I ri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)