Deputeti Arlind Çarçani i ftuar në Fax Neës foli në lidhje me senacën e sotme plenare ku u votuan ndryshimet në Kodin Penal.
Çarçani tha se sot nuk ishte momenti i duhur për të votuar ndryshimet sot, pasi masat janë shumë drastike dhe deklaroi se duhet policia duhet të ketë një sjellje alternative me qytetarët, jo ti fusë në burg.
“Nuk ishte sot momenti për të votuar ndyshimet. Ato kanë qenë propozime të konsultuar dje. Ne nuk kemi qenë dakord që në fillim. Kemi qenë dhe kundër propozimeve të presidentit.
Pjesa më e madhe grupit votoi kundër. Vetë situata e dikton që masat më të mira të mundshme, gjithmonë ka hapësirë për të dikutuar. Janë masa të mira që kanë dhënë rezulatat. Paketa financiare ka mundësi për tu përmirësohet. Për vetë ekonominë që kemi ne u gjendet pavarësisht boshllëqeve. Sjell një zgjidhje për ato biznese që janë mbyllur. Ne e kemi mbështetur. Kodi Penal ka patur nevojë, sepse ne nuk i kishim përfshirë, por janë masa drastike për tu marrë në këtë moment. Aq më pak se janë në shkelje të kushtetutës.
Ka patur nevojë, kodi penal nuk e ka pasur të përfshirë por nuk ishte ky momenti për tu bërë. Masat po funksionojnë mirë, nuk po them të lirohen masat, për aq kohë sa ta vlerësojnë specialistët. Shikoj që po jep rezultat. Polica të përdorë një mënyrë tjetër sesa ti çojë prapa hekurave. Do isha dakord që policia të gjejë një rrugë alternative që ti fusë në banesë sesa ti fuse në burg.”- tha Çarçani.
(M.Q/Faxweb.al)