Eksperti i ekonomisë Zef Preçi gjatë një intervistë skype për Fax News foli në lidhje me masat ekonomike që ka marrë qeveria për t’ju ardhur në ndihmë individëve dhe biznesëve pas krizës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Preçi tha se duhet të përgatitemi për një situatë ekonomike shumë të madhe për vendin tonë e cila mund të krahasohet me fillimet e tranzicionit.
Po ashtu duke ju referuar fondeve të garancisë sovrane për bizneset për të paguar pagat, Preçi tha se kjo nuk mund të funksionojë në vendin tonë, pasi ka numër të lartë të papunësisë dhe se kjo do të inkurajojë bizneset që të largojnë punëtoret nga puna.
“Duhet një ndihmë për bizneset që goditen nga kjo pnademi si dhe për individët, më në nevojë që megjithëse është ende e paqrtë si do të procedohet për të punësuarit që punojnë informalisht.
Duke u nisur nga paga minimale të krijohet përshtypja se qeveri apo mundohet të harmonizojë burimet në dispozicion me nevojat për këto kategori ë shoqërisë. Paketa mbulojnë diku tek 45% të personave të punësuar në sektorin privat të ekonomisë tonë kombëtare.
Mendoj se është një përpjekje, kjo justifikon dhe borxhet që janë marrë për të minimizuar përpjekjet e kësaj situate. Flitet për një rënie ekonomike shumë të madhe ne vendin tonë. Është një renension ekonomik, tek ne mund të krahasohet me fillimet e trazicionit.
Duhet të përgatitemi për një situatë ekonomike edhe shumë të vështirë nga kjo e sotmja. Objektivi është që të mund të mbrohen njerzit që janë në kufij të varfërisë dhe bizneset. Në këtë kontekst e shoh një përpjekje për ta përfaruar vendin tonë me vend e të tjera , por ha diskutim sa e qendrueshme do të jetë.
Kjo pleksje e poblemeve që ka pasur vete qëverisja tek ne, borxhi publik, destinimi i shumave të mëdha buxhetrore për PPP, ka sjellë këtë situatë dhe pleksja me pandeminë vendos të pozitë të vështirë të gjithë aktorët dhe në rradhë të parë qeverinë. Ka një përpjekje të qeverisë për të minimizuar efeketet e një krize si kjo, por nuk shkon në kontekstin e vendit. Është një mundësi për të ristrukturuar ekonominë tonë kombëtare.
Qeveria numëron punëtoret që përfitojnë ndërkohë që ato janë potenciali i ekonomisë, këto janë qendrime populiste. Fondi i garancisë nuk mund të funksionojë në vendin tonë, ekziston rreziku që kjo situatë të inkurajojë bizneset për të larguar fuqitë punëtore. Qeveria nuk ka se ofron vetëm garanci, por mekanizmin e pagesës kalimatare që është kontribuar dhe nga punëdhënësei dhe punëmarrësi. Këtë po bën, por po e shet si mbështetje.”-tha Preçi.