Pas masave për parandalimin e koronavirusit në të gjithë globin, natyra ka marrë “frymë” duke bërë që ajri të filtrohet si dhe shumë bime të ndryshme të shpërthejnë vrullshëm.
Edhe në vendin tonë është vënë re një pastrim i ajrit, ndërkohë që bime të ndryshme kanë gjetur terren për tu zhvilluar.
Kështu ka ndodhur në Vlorë, këto 40 ditë të karantinës, ku një bime e panjohur ka mbirë në qytet, me përmasa gjigande dhe që ruan vesën.
Ka qenë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut
“Na rezulton se gjate ketyre 40 diteve te karantines ne hyrje te Vlores ka mbire nje lloj i panjohur bari i larte qe e ruan vesen gjate gjithe kohes ne forme te konservuar pergjate trupit.
Bashkia e Vlores do te angazhoje Institutin e Bimeve per te analizuar shkaqet e lindjes dhe perberjen biologjike te kesaj specieje. ?
Ju bejme thirrje te gjithe qytetareve te mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bime te tjera dhe peme te ndryshme po shtohen rrotull barit te cuditshem me permasa gjigande qe ka dale ne hyrje te qytetit.”- shkruan Leli.