Pas afro 2 muajve izolim nga pandemia globale që u shoqërua edhe me mbylljen e bizneseve, qeveria shqiptare ka vendosur që të fillojë rihapjen e ekonomisë.
Humbjet nga kjo situatë e jashtëzakonshme do të jenë të mëdha por gjithsesi vendimi për të lëshuar pe që të fillojë akitiviteti është parë me sy të mirë nga Konfindustria Shqiptare. Masat e ndërmarra nga qeveria për të lejuar mbi 500 biznese të rinisin aktivitetin e tyre prej 20 prillit, cilësohet nga kreu i konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, një hap pozitiv por edhe i vonuar.
Sipas Buxhukut paketat financiare 1 dhe 2 me rreth 100 milion euro janë të pamjaftueshme për t;i siguruar biznesit likuiditetin minimal.Politikat fiskale duhen parashikuar edhe ulja e taksave vendore dhe shtyrje e tyre në kohë, Agjencitë rregullatore për kompanitë e telekominikacionit duhet të rishikojnë uljen e çmimeve për shërbimet e ofruara, kompanitë e sigurimeve duhet ti rikthejnë 2/12 e vlerës së siguracionit qytetarëve si dhe duhet të merren masa për mbajtjen e valutës brenda vendit.
“Duhet të hidhen sa më shpejt në treg. Kemi informacion që 30 – 35 milion janë hedhur në treg deri tani. Duhet të shpërndahen tek bizneset”
“Një nga parimet kryesore të ndërtimit të paketës fiskale Covid 19 duhet të jetë balancimi i humbje-përfitimeve, që kanë patur kategoritë ndryshme biznesi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”.