Kryeministri Edi Rama ka postuar një videomontazh në Instagram, ku dëgjohet një “deklaratë” e kreut të PD-së Lulzim Bashës.
Në këtë video mosntazh, Basha thotë “unë dhe partia ime kemi marrë fund”.
Pas kësaj video ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.Bardhi nënvizon se fakti që në këto ditë krize kryeministri merret të sulmojë opozitën, kjo është një turp.
Bardhi thotë se Rama në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, merret me video montazhe.
Reagimi i Gazmend Bardhit:
Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të inf ektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.
Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma.
Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën.