134 shqiptarë, të cilët kishin mbetur jashtë kufijve të vendit pas përhapjes së koronavirusit dhe mbylljes së kufijve, kanë mbërritur mbërmjen e sotme në Shqipëri nga Milano.
Shtetasit shqiptare janë riatdhesuar ditën e sotme, ndërkohë që do të vendosen në një hotel ku do të qendrojnë për vetëkarantinim për 14 ditë.
Në aeroportin e Rinasit ndodhen dy autobuzë që do të transportojnë shtetasit shqiptarë në hotele, si dhe një ambulancë për kontrollin e tyre shëndetësor.