Gianni de Biasi ose trajneri që dërgoi Kombëtaren Shqiptare në Europian ka dhënë sot një intervistë në mediat e huaja ku ndër të tjera ka folur edhe për largimin nga Shqipëria.
Ai ka thënë se situata pandemike nga koronavirusi i ka prishur punë për gjetjen e një skuadre të re.
“Nuk ishte e lehtë të punoja me Shqipërinë, pasi i takoja shumë rrallë lojtarët. U largova, sepse mbaroi një farë cikli dhe ishim të tretët në renditje. Gjithsesi, përpara kishim ekipe si Spanja dhe Italia. Mendova që do të ishte më mirë, që pasardhësi im të niste punën për të pasur më shumë ndeshje në dispozicion”.
“Më mungonte motivimi dhe doja ta ndjeja veten të rëndësishëm ose në piedestal. Sigurisht, për punën që bëra mora edhe mirënjohje nga shteti.