02:27 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masat për koronavirusin frenojnë gripin në Evropë, por kjo ka një pasojë. Ja ç’paralajmërojnë ekspertët

18:01 | 20/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masat për koronavirusin frenojnë gripin në Evropë, por kjo ka një pasojë. Ja ç’paralajmërojnë ekspertët

Gripi, i cili çdo vit shkakton vdekjen e qindra mijëra njerëzve në të gjithë botën, pothuajse u zhduk në Evropë muajin e kaluar. Bllokimet e qyteteve për të frenuar koronavirusin e ngadalësuan transmetimin e gripit, sipas të dhënave të BE-së dhe shkencëtarëve

Përhapja e gripit dimëror në hemisferën e veriut normalisht vijon nga tetori deri në mes të majit dhe ka patur vite kur numri i të vdekurve ka qenë i krahasueshëm me atë të koronavirusit, pavarësisht ekzistencës së një vaksine.

Gjatë dimrit të viteve 2017-18, gripi shkaktoi 152,000 vdekje në Evropë. Deri tani, COVID-19 ka marrë gati 100,000 jetë njerëzish në këtë kontinent, megjithëse në një periudhë më të shkurtër kohe.

“Sezoni i gripit përfundoi më herët se zakonisht këtë vit dhe kjo ndoshta për shkak të masave të marra për frenimin e koronavirusin si distancimi fizik apo përdorimi i maskave,” tha Holger Rabenau, virolog në Spitalin Universitar të Frankfurtit për agjencinë Reuters.

Edhe pse ky është një lajm i mirë, mungesa e rasteve me grip mund ta ngadalësojë përparimin drejt prodhimit të një vaksine për gripin e sezonit të ardhshëm.

Laboratorët janë të mbingarkuar me COVID-19 dhe kanë në dispozicion më pak mostra gripi, që do të thotë se “nuk do të kenë tablonë e plotë të virusit që qarkullon në pjesën e fundit të sezonit,” thotë Pasi Penttinen, ekspert i lartë i gripit në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Vendimet për përbërjen e vaksinave merren herët sepse duhen disa muaj për të prodhuar miliona dozat e nevojshme, tha Penttinen.

Të dhënat për vdekjet që lidhen me gripin nuk janë ende gati, por vlerësimet e hershme flasin për vdekshmëri shumë më të ulët këtë vit. Vetëm 4,000 pacientë me grip patën nevojë për kujdes intensiv këtë sezon, sipas të dhënave nga 11 vende evropiane.

Edhe pa ardhjen e koronavirusit, ky sezon gripi ka qenë relativisht i butë./VOA

 

Pas

Vendimi skandaloz i qeverisë shqiptare/ Tërhiqet nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut, asnjë vend perëndimor nuk e ka bërë (ja me kë krahasohemi)

Para

Flasin mjekët dhe infermierët që mbërritën në Itali: Ja pse vendosëm të mbështesim kolegët (VIDEO)

Para
Flasin mjekët dhe infermierët që mbërritën në Itali: Ja pse vendosëm të mbështesim kolegët (VIDEO)

Flasin mjekët dhe infermierët që mbërritën në Itali: Ja pse vendosëm të mbështesim kolegët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.