Profesori dhe studiuesi i njohur Et’hem Ruka ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje më situatën pandemike që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit. Nëpërmjet një grafiku profesori Ruka paraqet edhe kurbën e përhapjes dhe raportin mes të shërurve dhe të infektuarve.
Ai shtron pyetjen se a është arritur piku i pandemisë në vendin tonë teksa u referohet disa shifrave zyrtare në data të caktuara.
Postimi i plotë
“A ESHTE ARRITUR PIKU I PANDEMISE COVID-19 NE VENDIN TONE?
“Nese nisemi nga kurba e infektimeve te perditshme eshte e veshtire te thuash se ka nje pike kritike, petrej se ciles fillon permiresimi.Perkundrazi nese nisesh nga kurbat e perqindjeve te te sheruarve dhe infektuarve duket se pika kritike eshte arritur rreth dates 10 prill kur numeri i pacienteve aktiv u ul ne 50%.Pertej kesaj date e deri me sot perqindja e te sheruarve vazhdon te kaloje ate te pacienteve aktive, pra qe ende vuajne semundjen.
Permiresimi ditor nga data 20 mars deri ne 20 prill ka qene 1.931%. Nese ruhet ky ritem permiresimi, pandemia do te zbehej per tre jave. Ky parashikim do te ishte i sakte nese edhe ne ditet e javet ne vazhdim ritmi i permiresimit do te jete 2% ne dite. Nese permiresimi do te ishte me me 3% ne dite pandemia do te zbehej per afersisht dy jave. Le te shpresojme! Per te kuptuar kete arsyetim duhet t’i referohemi kurbave te meposhtme”.