Deputeti i opozitës në Parlament, Kujtim Gjuzi u shfaq me doreza në seancën ku u votuan aktet normative të qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Por në një moment, ai është fiksuar duke vendosur dorën në gojë. Shpesh nga mjekët dhe ekspertët është theksuar që përhapja e Covid-19 bëhet nga prekja e gojës dhe hundës me duar.
Mjeku epidemiolog Taulant Muka e ka shfrytëzuar këtë imazh të deputetit, të cilin e ka postuar në profilin e tij në Facebook dhe ka dhënë mesazhin se dorezat në këtë rast nuk hyjnë në punë për të mbrojtur nga virusi, pra duhet shmangur prekja e gojës dhe hundës.
“Nuk e njoh kete deputet, por duhet ta dije se me doreza ose pa doreza, prekja e fytyres mund te rrise rrezikun per infektim! Pra doreza nuk te krijon “imunitet”!”
Por nuk ka vonuar përgjigja nga deputeti Gjuzi i cili në profilin e Instagram që mban emrin e tij, i ka kthyer përgjigje me fjalë fyese mjekut, madje duke e etiketuar mjekun me emër e mbiemër, që përgjigjen ai ta marrë përmes një njoftimi nga Instagram.
“Po ik o pall k…. ku me rruhet mu per virus @taulant_muka.”, shkruan Gjuzi.