Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha gjatë një intervizte me skype për Fax News me moderatorin e emisionit ‘Pasdite me Xhaxhiun’ se opozita vijon të bëjë çdo përpjekje për të ofruar alternativa në zgjidhje të situatës së krijuar nga pandemia.
Ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë kur tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar propozimet e opozitës, dhe nga ana tjetër sipastij kanë dalë gjithmonë ato çfarë janë deklaruar nga eksponentët e saj.
Basha ka ritheksuar me këmbënghulje idenë për t’ju hequr paratë e parashikuara për tender e koncesione në ndihmë të qytetarëve që kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhur.
“Dua ta nis me një falenderim për ju dhe kolegët tuaj që keni qenë zëri i njerëzve që nuk kanë pasur mundësi. Shpresoj ta dëgjoni nga kryeministri pas zgjedhjeve.
Kemi të gjithë një rutinë të re, shumë detyra, punë, kontakte me njerëzit edhe për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, gjendja ku ndodhet vendi dhe njerëzit nuk e ka ulur ritmin e punës sime dhe të PD-së. Detyrat e autoriteteve, vëzhgimmi i tyre, propozimet, vërejtjet ndaj menaxhimit të situatës. Ne kemi ish-ministra që kanë pranuar realitetin, kjo ka detyruar edhe kryeministritn ta pranojë. Ky virus nuk bëri gjë tjetër veçse përforcoi kërkesën e opozitës për testimet. Mos të harrojmë detyra kryesore është testimi, gjurmimi, izolimi, trajtimi dhe kurimi i rasteve të infektuara. Do kemi një vuajte shumë të gjatë me pasojat ekonomike dhe sociale që ka sjellë kjo pandemi.
Unë shoh një keqmenaxhim të sisuatës nga mungesa e një plani e për pasojë shkohet kuturu. Tjetër gjë thuhet gjatë ditës për të njëjtën gjë. Për të mbuluar të vërrtetën e dhimbshme që shqiptarët e panë edhe nga tërmeti, një shtet kartoni, kanë propagandën nga mëngjesi deri në darkë që nuk merren kurrë me thelbin e çështjes. Dhe thelbi është plani kombëtar ekonomik. Imagjinoni edhe ata që konsideroheshin shtresë e mesme nuk kanë të ardhura. Kërkesa jonë është që t’i dilet përpara të vërtetës sepse propaganda nuk i mbush tavolinat e shqiptarëve.
Ka një faturë konkrete për çdo vendim që nuk merret apo merret por nuk zbatohet. Akoma nuk ka një dërgesë konkrete për të gjithë ata që kanë përfituar nga paketa ekonomike. Ju kërkuam një paketë të ngjashme me të Kosovës tek e fundit, të ndërhynin menjëherë që biznesi u kap menjëherë ngusht, nuk e bënë, vetëm folën. Tani është krijuar një hendek që zgjerohet. Me atë që propozuan tani ka një mbështetje ndaj atyre që kanë mbetur pa punë. Kryeministri refuzon propozimin tonë për të hequr për dy oligarkë 50 mijë euro për të kompensuar dhe paguar të papunët. Masat nuk janë marrë kemi dhjetra të infektuar, kostoja financiare është shumë më e lartë”, tha Basha. në Fax News.
(F.GJ/FAXWEB.AL)