Gjyqtarja Fatmira Hajdari është tërhequr nga gjykimi për dosjen e lobimit rus në SHBA, të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar seanca në Gjykatën e Apelit për këtë çështje, por vendimi i Hajdarit për të hequr dorë ka sjellë edhe shtyrjen e seancës. Mësohet se gjyqtarja Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga dosja, duke e justifikuar se ka konflikt interesi, kundrejt kreut të PD-së.
Gjyqtarja Hajdari ka thënë se e ka marrë këtë vendim për të mos patur paragjykime, pasi Lulzim Basha kishte qenë në shtëpinë e saj për përkujtimin e bashkëshoritit të ndjerë Azem Hajdari. Pak kohë më parë Prokuroria apeloi çështjen e Bashës për lobimin rus, të cilën Gjykata vendosi që ta pushojë për mungesë provash.
Prokuroria e Tiranës kundërshtoi pushimin e hetimeve për Bashën dhe 2 zyrtarët e PD. Ajo i ka kërkoi Gjykatës së Apelit të kthehen aktet. Çështja u pushua nga gjyqtari Lazër Sallaku. Në 41 faqe vendim thuhej se nuk ekzistonin fakte penale.
Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti.
“Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë Biniada Trade”, shprehej gjykata në vendim.
(M.Q/Faxweb.al)