Gruaja e cila rezultoi pozitive me Covid 19 një ditë më pare në Elbasan së bashku me bashkëshortin e saj shofer i një autobuzi i cili transportonte punonjëset e një fasonerie ne periferi të qytetit të Elbasanit mësohet se para tre ditësh ka marrë shërbim mjekesor në Urgjencen e qytetit të Elbasanit.
Gruaja është paraqitur me temperaturë, këputje dhe probleme me zemrën, pasi vuante edhe më herët. Ndonëse trupa mjekësore ka qenë pajisur me masa mbrojtëse, ende nuk dihet sesa efektive ka qenë mbrojtja.
Burimet bëjnë me dije se frika ka përfshirë stafin mjekësor. 62 vjecarja është vizituar nga zemra, pasi me herët kishte probleme kardiovaskulare. Diten e djeshme ajo u nis me urgjencë drejt Tiranës pasi vec simptomave të koronavirusit i druhet semundjes shoqëruese.
Bashkëshorti vijon të jetë i izoluar në banesen e tij. Nderkohë një dite me pare jane marre tamponet per 11 kontaktet e ngushta te ciftit, ku fatmirësisht të gjitha përgjigjet kanë ardhur negative. Pritet testimi i të gjithë punonjësve të fasonerisë.