Policia e Mallakastër ka arrestuar dy persona për dhnunëq në familje njëri prej të cilëve dhunonte të atin ndërsa tjetri bashkëshorten.
Bëhet fjalë për shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkohë ndalimi i shtetasit R.C., 40 vjeç, banues në Mallakastër u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekje”.
U arrestua gjithashtu S.GJ., 29 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i Policisë:
Ndalohet nga Policia e Mallakastrës një shtetas për veprën penale “Përndjekje” dhe arrestohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Dhunë në familje”.
*Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
*Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u bë ndalimi i shtetasit R.C., 40 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekje”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)