Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni për të cilin u raportua se e ka kaluar me sukses, ndërsa ka reguar edhe homologu i tij, Ilir Meta që i uron shërim e shëndet të plotë.
Meta shkruan se i ofron familjes së tij mbështetjen e plotë të tij ndërsa shton vlerësimet për personelin mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar.
“I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time.
Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, shkruan Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)