Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ditën e sotme, në mesin e shumë shqetësimeve të qytetarëve, Rama u pyet edhe për berberët, se kur do të hapen.
Qytetari: Berberët kur do të hapen, ti ku qethesh?
Rama: Sa shumë më pyesin për këtë. Nuk po ju them si e ku qethem, se do filloni të bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli.
Kryeministri shtoi se dentistët, lokalet, qendrat estetike, parukeritë, apo berberët nuk do të hapen edhe për disa javë.
Këto aktivitetet konsiderohen me rrezik të lartë, ndaj sipas kreut të qeverisë, duhet ende kohë për të marrë vendim për to.
Discussion about this post