Mëngjesin e sotëm një áksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e áksidentit ka ndërruar jetë një 63-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë
Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.