Pak minuta më parë është përplasur një automjet me një ambulance në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në unazën e plazhit tek semafori.
Bëhet me dije se Autoambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë por i ka prerë rrugën në kryqëzim një automjet benz me targë AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë. Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.
Është njoftuar një tjetër autoambulancë e cila ka shkuar më vendngjarje dhe ka transportuar të sëmurin dhe personat që gjendeshin në benz. Sipas informacioneve mësohet se autoambulanca po lëvizte me sirenë të ndezur kur ka ndodhur aksidenti.
Ndërkohë ngjarja ka ndodhur jashtë fashës kur lejohet lëvizja e automjeteve civile ku edhe për këtë Policia po e heton këtë aksident.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.04.2020, në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I.R., 36 vjeç, i cili ishte nisur për në spital është përplasur me një autoambulancë.
Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja e mjetit “Benz”, shtetësja E.R.,44 vjeçe e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.