18:20 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Keni paqartësi për lëvizjen e lirë/ Ja rregullat që duhet të dini dhe si duhet të veproni

21:40 | 27/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Keni paqartësi për lëvizjen e lirë/ Ja rregullat që duhet të dini dhe si duhet të veproni

Duke nisur nga kjo e hënë e 27 prillit, një numër i madh biznesesh i janë shtuar listës së atyre që ngritën qepenat, por në kushte të reja me masa strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në E albania janë publikuar disa sqarime për pyetjet më të shpeshta që bëhen për lejen që duhet marrë e cila është një javore, për mjetet që do lejohen të lëvizin.

1-Për çfarë shërben kjo leje?
“Leje qarkullimi per nevoja te subjektit” shërben për lëvizjet e automjeteve për arsye pune, sipas specifikave të biznesit. Për: 1-Transport për stafin me autobusë ose furgona 2-Për të marrë shërbime të ndryshme private apo publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30;
3-Për ato biznese, të cilat ofrojnë shërbim gjatë gjithë 24 orëve
2-Si biznes nuk kemi një orar fiks pune, duhet të lëvizim shpesh në orare të ndryshme. Vlen kjo leje?

Po, kjo leje është e vlefshme, por ju duhet të lexoni me kujdes 3 opsionet e aplikimit në e-Albania në mënyrë që të aplikoni për lejen/lejet që i shërbejnë vërtetë biznesit tuaj, sipas profilit që ka, pasi për biznese të ndryshme edhe aplikimi është i ndryshëm. 3-Më duhen të gjitha llojet e lejeve për punë në terren. A mund aplikoj për të gjitha? Po, ju mund të aplikoni për të marrë leje në të 3 opsionet, sipas profilit të punonjësve tuaj, duke raportuar të dhënat e kërkuara gjatë aplikimit online dhe arsyet e lëvizjeve.

4-Po për të lëvizur për punë nga një qytet në tjetrin?Po, “Leje qarkullimi per nevojat e subjektit” parashikon leje edhe për lëvizjet ndërqytetase, nëse biznesi i hapur ofron shërbim në qytete të tjera të vendit. 5-Jam punonjës i administratës. A mund të aplikoj vetë për leje? Po, kjo leje është e vlefshme edhe për punonjësit e administratës publike, por për ju duhet të aplikojë titullari duke aksesuar shërbimin nëpërmjet Nipt-it te institucionit.
6-Për sa automjete më lejohet të marr autorizim?

Ju mund të merrni autorizim për aq mjete, sa i nevojiten biznesit tuaj për të ofruar shërbim në kushte normale, mjafton të deklaroni listën e automjeteve, të punonjësve dhe të plotësoni arsyet e lëvizjes, gjatë aplikimit. 7-Duhet të aplikoj çdo ditë për lejen?
Jo! Leja është e vlefshme për 7 ditë nga momenti i aplikimit
8-Çfarë ndodh nëse zgjedh një opsion, që nuk lidhet me punën e biznesit tim?
Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur opsionin që nuk ju perket do të sjellë bllokimin e biznesit tuaj në sistem. 9-Ky aplikim bëhet vetëm në e-albania apo edhe me sms?

Aplikimi për “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” bëhet vetëm online në platformën e-Albania.
10-A vlen në fundjavë kjo leje?
Po, kjo leje vlen edhe në fundjavë për llojet e biznesit, që ofrojnë shërbim ditën e shtunë dhe të diel. 11-Po unë që punoj në biznes privat, a mund të aplikoj si individ në emër të biznesit, për të marrë leje?

Jo, aplikimin për lëvizjen tuaj ne kete sherbim mund ta bëjë vetëm administratori i biznesit përmes llogarisë së tij në e-Albania si BIZNES. Individët janë të përjashtuar nga ky shërbim.
12-A marr dot leje pa limit siç e kisha lejen e policisë?
Po, por që të merrni një autorizim të tillë biznesi juaj duhet të jetë në listën e atyre, që ofrojnë shërbim 24 orë, nê të kundërt nuk e përfiton.

Pas

“Nuk do të jetë vetëm amnisti fiskale”, ish-zv.ministrja e Ramës: Ja çfarë duhej bërë më parë

Para

DYSHIMET/ Po kthehej në vendlindje, si u vra rapsodi i njohur në Lezhë dhe miku i tij (VIDEO)

Para
DYSHIMET/ Po kthehej në vendlindje, si u vra rapsodi i njohur në Lezhë dhe miku i tij (VIDEO)

DYSHIMET/ Po kthehej në vendlindje, si u vra rapsodi i njohur në Lezhë dhe miku i tij (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.