Një i burgosur në burgun e Petras në Greqi në një intervistë telefonike për emisionin “Radiografi e një virusi” në Fax News, kërkon që shteti shqiptar të interesohet mbi gjendjen e tyre.
I burgosuri i dënuar me “burgim të përjetshëm”, shprehet se nga 1300 të burgosur me “burgim të përjetshëm” 200-300 janë të akuzuar për krime të rëna dhe pothuajse 1000 prej tyre janë vetëm për narkotikë.
Po ashtu ai shprehet se janë diskriminuar dhe se një shtetas belg me të njëjtën akuzë vuan dënimin deri në 2 ose 3 vjet, ndërkohë që i bën thirrje Pandeli Majkos dhe shtetit shqiptarë që të interesohen për to.
“Jemi 1300 të burgosur, 1000 janë vetëm për narkotikë. 90% të të burgosurve me burgim të përjesthëm janë shqiptarë. Dua ta cilësoj unë nuk hy tek njerzit e pafajëshëm, por këtu ka njerëz që janë dënuar kot kot fare. Vjen amabsadori belg, dhe me të njëjtën akuzë që është dënuar belgu rri 2 vjet dhe ikën në shtëpi, kurse unë me burgim të përjetshëm. Ne nuk na japin as letrat e gjyqit. Unë duhet të kem të drejtën të kem një akuzëë në dorë.
Greqia të mos i ketë ligjet kaq të rënda, por ti ketë si Europa. Jemi me burg të përjteshëm vetëm për drogë. Mua ajo që më shqetëson është se ky shteti që kemi ne, ky Pandeli Majko që është ministër për Diasporën, të gjitha amabasadat që vijnë këtu kanë një statistikë për të burgosurit që kanë brenda. Si nuk kërkojnë një stastistikë këto.”-tha ai.