Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pyetur në emisionin “Opinion” nëse gjatë kohës së pandemisë ka pasur tentative për një takim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.
Basha e mohoi diçka të tillë, duke thënë se Rama në vend të bashkëpunimit e sulmoi opozitën.
A keni pasur një tentativë për kontakt drejtpërdrejtë me kryeministrin?
Jo nuk kam patur asnjë tentativë. Pse duhet të kisha tentativë. Ju e keni parë vetë çfarë sillje ka adoptuar. Kur ne propozonim masa ky dilte e shante në parlament. Pastaj kur e pa se çfarë po ndodhte, në vend që të bënte një gjest prej shtetari doli e përhapi panik dhe duke zgurdulluar sytë thoshte do shkojmë për mish qeni, mish mace, arkivole, etj. Është një regjim dhe regjimi nuk pret telefonat nga opozita. Opozita nuk e shfrytëzoi situatën për panik, pa një qeveri të papërgatitur dhe i propozoi një plan, jo se na intereson qeveria, sepse dështimi i qeverisë në ato momente do të kushtonte jetë dhe mirëqenie.