Sapo është ulur në pistën e Aeroportit të Rinasit avioni që ka sjellë stafin prej 30 personash të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan një muaj më parë në Itali si ndihmë për kolegët e tyre që përballen me koronavirusin.
Burime bëjnë me dije se në Rinas për të bërë pritjen e tyre ka mbërritur edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Mjekët u përcollën një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama i cili mbajti edhe një fjalim në gjuhën shqipe dhe atë italiane, e që bëri bujë në mediat e shtetit fqinj pasi një vend i vogël në kohën kur Europa po hesht’te i ofroi ndihmë me staf mjekësor.
Por nga ana tjetër, një veprim i paprecendentë nga ana e tyre bëri po aq bujë në mediat italine, pasi sjellja e tyre në hotel linte për të dëshiruar.
Ata kishin organizuar një festë duke dëgjuar muzikë e konsumuar alkool ndërsa pronari i hotelit thirri policinë e cila edhe i ndëshkoi me gjoba mjekët dhe infermierët për prishje të qetësisë dhe thyerjen e rregullave të kushtezimit në shtetin fqinj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)