Korab Gjana është një nga infermierët që është thyer mbrëmjen e kaluar nga Italia bashkë me 29 kolegë të tij ku kaluan 30 ditë në ndihmë të kolegëve të tyre në përballjen me koronavirusin.
Ai ka treguar gjatë një lidhje me skype me Fax News eksperiencës së kaluar në vendin fqinj, aktivitetin e përditshëm dhe përballjen shifrat e frikshme të humbjeve njerëzore dhe pacientëve që merrnin trajtim mjekësor në spitalin ku pononte në zonë e Lombardisë, një nga vatrat më të nxehta të shpërndarjes së koronavirusit në Itali.
Gjana tha se nuk ishte takuar nga afër me familjarët pasi duhet të kalojë 14 ditë i distancuar nga të afërmit, ndërsa i pyetur nëse do ta pranonte për së dyti një eksperiencë të tillë, ai tha se në çdo kohë si brenda dhe jashtë vendit.
“Do të mbetet një eksperiencë shumë e mirë për të dhënë kontributin tonë në Shqipëri. Dy javët e para ishte puna shumë e vështirë sepse vazhdonte fliuksi i lartë, ndërsa më pas kisjhte më shumë persona që dilnin nga spitali. Kujdesi maksimal ishte i domosdoshëm sepse infeksioni ishte rrezik real dhe shumë i madh. fatkeqësisht jemi mbyllur në shtëpi, jemi përshëndetur me familjarët nga larg, ishte një moment i trishtë por i domosdoshëm, uroj që të kalojë sa më shpejtë.
Do të qëndojmë për 14 ditë në shtëpi dhe pas kësaj mund t’i rikthehemi aktivitetit mjekësor. Lombardia mbahet si shumë e avancuar, çdo gjë është e sistemuar, ka shërbim shëndetësur shumë të kualifikuar. edhe në Shqipëri mendoj se është bërë një punë e mirë dhe e mirëmenaxhuar.
Pjesa e dytë e muajit atje ra shumë numri i vitkimave dhe të prekurve, për fatin e mirë kjo shërbente për më tepër vëmendje ndaj pacientëve dhe besoj se shumica e tyre do t’ja dalin. Ne arritëm të fitojmë një eksperiencë për ta ushtruar në Shqipëri në shërbim të qytetarëve tanë.
Mjekët italianë na kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer, na kanë mbështetur, na kanë shpjeguar, ne kemi dhënë kontributin tonë në çdo kohë. Patjetër që do të isha gati ta përsërisja një mision të tillë, në çdo kohë do të jem i gatshmë për shëndetin e pacientëve dhe për të bërë punën time”, tha Gjana.
(F.GJ/FAXWEB.AL)