Kryetari i Aleancës Kosova e Re njëherësh, deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se e ka kërcënuar me arrestim.
Lideri i AKR-së, përmes një postimi në “Tëitter”, ka thënë se kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria i përgjigjet Kuvendit, e jo deputetët Qeverisë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, ka shkruar Pacolli.