Në një dhomë të vogël, vetëm disa metra katror, i moshuari Hysen Tuga kërkon ndihmë nga shteti pasi fëmijët e tij e kanë braktisur pasi i kanë marrë pasurinë që kishte grumbulluar ndër vite. Gjendja e tij po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa askush nuk kujdeset për të.
Fax neës ka qenë sot pranë të moshuarit, i cili ka treguar se pak ditë më parë ka kaluar dhe trompozë, por edhe sot e kësaj dite askush nuk është pranë tij për ta ndihmuar.
‘Mi kanë marrë me pare, me plaçka, të gjitha mi kanë vjedhur, jam pa asgjë. Jam pa hëngër bukë, fëmijët janë në Itali, por nuk bëhen me jetë, nuk e di se kush më ka sjellë këtu, jetoj vetëm’, shprehet mes lotësh i moshuari.
“Pres nga shteti, se nuk ka kush të më ndihmojë tjetër, nuk e di as janë apo nuk janë”.