Një helikopter u rrëzua paraditen e sotme në aeroportin e Shkupit dhe është publikuar fotografia e rrëzimit në tokë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe shkak i rrëzimit është era e fuqishme. Pasi u furnizua me derivate, piloti tentoi të ngrejë në ajër helikopterin, por nuk ia doli për shkak të erës së fortë.
Helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme kishte në ekuipazh 5 persona, njëri prej të cilëve mori lëndime në trup.
Në vendngjarje arritën njësitë zjarrfikëset, policia dhe organet e tjera që po merren me zbardhjen e plotë të rastit.(A.M/Faxweb.al)