Federata Shqiptare e Futbollit përmes një letre zyrtare drejtuar kryeministrit, Edi Rama kryeministrit dhe ministrive të linjës për të lejuar rikthimin e futbollit në një kohë sa më të afërt të mundshëm
Kujtojmë se kjo është shkresa e dytë pas asaj të datës 28 prill, që sipas FSHF ka mbetur pa përgjigje, ndërsa në letrën enë fjalë thuhej se pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare, kërkohej një grup punë të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli.
“Përmes kësaj shkrese iu kërkojmë një grup punë të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare”, shkruhet në letrën e FSHF-së.
Më herët Federat ka kërkuar rinisjen e stërvitjes më 2 maj dhe ndeshjeve të kampionatit rreth datës 20 maj, ndërsa kërkesa në fjalë është hedhur poshtë.