13:19 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkëpunëtori kryesor në atentátin ndaj prokurorit Ndoja, zbulohet kush është 29-vjeçari i árréstuar (EMRI)

19:57 | 05/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin pamjet/ Ky është “Benzi” që u përdor nga atentatorët për të qëlluar ndaj prokurororit Ndoja në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar për atentatin ndaj e prokurorit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, të cilët mbetën të plagosur dhe humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku.

Burime për FaxWeb.al bëjnë të ditur se është vënë në pranga Ariol Halilaj, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Halilaj, është personi që ka ndihmuar autorët e krimit të largoheshin nga vendi ku u krye atentati, bashkë me mjetin e tyre.

“Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.”- njofton policia.

Për ngjarjen kujtojmë se është arrestuar shtetasi Redjan Rraja, nga fshati Nikël i Krujës dhe që po vuan dënimin në burg.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, u krye më 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa në makinën e drejtuar nga shoferi i tij, ndodhej edhe Landi Muharremi, i konsideruar si i “forti i Sukthit”.

Deklarata e policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Shkozeti”.

Vihet një tjetër person në pranga, për plagosjen e prokurorit Arjan Ndoji, shtetasit Aleksandër Laho dhe plagosjen me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku

Menjëherë pas ngjarjes u vu në pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Në vijim të punës intensive që po kryen grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si rezultat i provave të siguruara u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi Redian Rrahja, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë.

Gjithashtu, po si rezultat i kontrolleve të shpejta në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohe të shkurtër, në fshatin Shkafane, Durrës, është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në të.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Etiketa: arjol halilaj
Pas

Shkak Kosova/ Në Samitin e Zagrebit liderët e BE-së dhe Ballkanit kufizohen të përdorin…

Para

“Lajmi më i madh që kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve”, Pipero i referohet studimit: Shumë shpejt mund të kemi në dispozicion…

Para
“Sa më shpejt të lirohen masat, aq më mirë për shëndetin e qytetarëve”, Pipero flet nga Vlora: Të gjithë më pyesnin ”doktor si je?”, pse futbolli duhet të rifillojë

"Lajmi më i madh që kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve", Pipero i referohet studimit: Shumë shpejt mund të kemi në dispozicion...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.