Vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë së Tiranës një motoçiklist dhe taksist janë konfrontuar fizikisht. Videoja e mëposhtme tregon momentin e konfrontimit. Shkak i këtij sherri u bë parakalimi gabuar nga taksia. Kaq ka mjaftuar që motorristi të lërë në tokë motorin e të nis përleshjen në rrugë me taksistin.
Pak momente më vonë janë afruar njësia Shqiponja e policisë duke marrë në pyetje të dy protagonistët e sherrit. Duhet thënë se me rikthimin e lëvizjes normale të mjeteve në Tiranë, kanë qenë të shpeshta aksidentet rrugore, për shkak të parakalimeve të gabuara, apo shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizin mjetet.