11:58 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sot një gazetar i dëshpëruar…”, Rama reagon për raportin e ‘zi’ të Freedom House: Kur e mora unë qeverisjen ishim të fundit fare

14:48 | 06/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Programi i rindërtimit/ Rama: Ata që do hùmbin një pronë s’ka para në dorë, ata që kundërshtojnë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me klasifikimin e Shqipërisë si një vend me regjim hibrid në raportin e Freedom House, dhe me një rënie pikësh në krahasim me një vit më parë.

Sipas kreut të qeverisë e vërteta është tjetërsuar, pasi Shqipëria vërtet ka rënie në treguesit e saj të demokracisë, ama është më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit, dhe se në kohën kur PS ka marrë qeverisjen, ajo ka qenë në vendin e fundit.

Rama shkruan: KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi! Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë. Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon. Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit.

Shqipëria që edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, shënoi rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë.

“Kjo kishte të bënte me një numër faktorësh, përfshirë bojkotimin e opozitës dhe konfliktin politik rreth zgjedhjeve që i la votuesit pa një zgjedhje të vërtetë përsa i takon votës”, thotë analisti Smeltzer.

Prirja për bojkot, u vu re në shumë vende. “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet. Në fakt, ata janë gjithnjë e më pak të interesuar për diskutim”, thuhet në raport. Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, është autor i kapitullit për Shqipërinë. Ai thotë se opozita parlamentare në fillim të vitit të shkuar u përball praktikisht me një situatë ku realisht nuk mund të korrigjonte dot qeverisjen. “Pavarësisht kësaj situate me të cilën u përball opozita vitin e shkuar, unë personalisht mendoj se do të ishte më mirë qëndrimi brenda institucioneve”, tha ai për Zërin e Amerikës. (E.K/Faxweb.al)

Pas

Video/ Shèrr me grushta pak metra larg Policisë në Tiranë, motoristin e mundin nervat, shkon të rrahë taksistin

Para

Pròtesta e shoferëve të kamionëve, “bllokojnë” rrugët e Vlorës për portin

Para
Pròtesta e shoferëve të kamionëve, “bllokojnë” rrugët e Vlorës për portin

Pròtesta e shoferëve të kamionëve, “bllokojnë” rrugët e Vlorës për portin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Plagosi me tytën e pistoletës ish-efektivin e policisë, shpallet në kërkim 44-vjeçari

Dosja “Partizani”/ Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe Malltezit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Kapet me amfetaminë në dalje të Shqipërisë, arrestohet 25-vjeçarja belge

Dosja “Partizani”/ Mbahet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Kërkojmë përjashtimin e trupës gjykuese nga procesi

Kosovë/ Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit, procesi institucional në ngërç

Vuçiç akuzon Kurtin për tensione në rajon pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë

Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, mungon Berisha: Do përfaqësohem nga avokatët

E rëndë në Gjakovë! Dy punëtorë humbin jetën pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi

Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.